Kaloi 500 gola në karrierë me dopietën e sotme, Ibra nuk i kursen batuat për rekordin personal

Me dopietën e sotme, Zllatan Ibrahimoviç kaloi kuotën e 500 golave (501 në total). Edhe pse në moshën 39 vjeçare, numrat e suedezit janë të frikshme. Ibra ka shënuar 14 gola, në 11 ndeshjet e fundit dhe ka dhuruar 1 asist.

Menjëherë pas përfundit të fitores 4-0 ndaj Crotones, ai ka folur për arritjen e 500 golave në karrierë. Megjithatë, suedezi vazhdon të qëndrojë tek humori i tij, duke u shprehur me mjaft modesti për këtë arritje, pasi nuk e quan diçka të rëndësishme.

“Kjo do të thotë se i kam shënuar disa gola në karrierën time, gjëja më e rëndësishme është që të vazhdoj dhe ta ndihmoj skuadrën. Objektivi im është që të shënoj gola dhe të krijoj raste”- ka deklaruar Ibra për Sky Sport./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *