“E nisëm në Zvicër nga poshtë zeros”, rrëfimi i Granit Xhakës: Nuk kishim asgjë, më bëri të fortë

I fortë fizikisht, por edhe më tepër në aspektin psikologjik. Granit Xhaka ia ka dalë që të përballojë një situatë të vështirë te Arsenali, atje ku tifozët e kritikojnë thuajse në çdo ndeshje, shpeshherë pa të drejtë. Mesfushori shqiptar ia doli edhe në momentin që i gjithë stadiumi me tifozët e Arsenalit nisën që të vërshëllenin kundër tij.

Nga buron kjo forcë e Xhakës? Padyshim që nga e shkuara e tij. Një cilësi që i përket edhe babait, Ragipit, i cili nga 1986 kaloi tre vite e gjysmë si i burgosur politik. Më pas kur babai ka dalë nga burgu, familja shkoi jashtë vendit.

“Në Zvicër e kemi filluar me më pak se zero. Nuk kishim asgjë dhe nuk njihnim askënd atje. Është e vështirë për njerëzit sot që ta kuptojnë këtë lloj situate, për të ditur se si ndihet një refugjat politik që është i ri në moshë. Padyshim që është pjesë e karakterit tim tani që të jem një person i fortë. Nuk kam ikur kurrë nga asgjë. Ka pasur komente nga Evre dhe Henry, ata flasin për lojtarë të caktuar. Disa herë këta ekspertë provokojnë me komentet e tyre”, ka thënë Xhaka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online