E refuzuan ofertën prej 200 mijë eurosh, Kukësi nuk hoqi dorë nga kartoni i lojtarit titullar

Në merkaton e janarit ka pasur një ofertë te ekipi i Kukësit sa i përket lojtarit të rëndësishëm, Patrick Eze. Jo pak, por 200 mijë euro do të derdheshin në llogaritë e klubit të verilindorëve që të hiqnin dorë nga kartoni i tij.

Megjithatë nënkampionët e Superiores nuk janë dorëzuar në këtë ofertë. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta refuzojnë ofertë, pasi kërkojnë 400 mijë euro për ta lënë lojtarin të lirë. Kjo është prapaskena e bërë publike nga ana e Gjergji Stefës në “Supersport” sa i përket merkatos që lamë pas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *