“Ndihem lider te Milani”/ Kuqezinjtë i ofrojnë rinovimin “mjeshtrit“ të penalltive

Franck Kessie po kalon një moment mjaft të mirë tek Milani, që kryeson renditjen e Serisë A. Mesfushori kuqezi është autori i penalltive te kuqezinjtë, duke treguar mjaft siguri. Ndeshjen e fundit ndaj Bolonjës, mësfushori nga Bregu i Fildishtë shënoi përsëri gol, duke numëruar 7 të tillë këtë sezon.

Kontrata e tij skadon në 2022, megjithatë drejtuesit e Milanit, duke parë rëndësinë e tij kanë vendosur t’i rinovojnë kontratë sa më shpejtë të jetë e mundur. Dëshirën për qëndrimin e ka shprehur 24 vjeçari për median italiane “SportMediaset”, duke u shprehur se e sheh veten si lider tek “djalli” dhe nuk ka ndërmend të largohet.

“Jam në Milani prej 4 vjetësh. Kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe kjo më bën të ndihem si lider dhe udhëheqës në fushë”.- u shpreh Kessie./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *