Momentetet e fundit të kësaj merkatoje dimërore po rezultojnë të vrullshme për legjionarët shqiptarë. Dy lojtarë të tjerë kanë zyrtarizuar transferimet e tyre. Bëhet fjalë për Arijanet Muriç dhe Meritan Shabanin. Portieri i përfaqësueses së Kosovës ka përfunduar aventurën e tij në La Liga 2, duke qenë gagi për sfidën e radhës.
Mançester Siti ka zgjedhur ta huazojë gardianin 22-vjeçar në radhët e Villem II deri në fund të këtij sezoni. Në skuadrën e re Muriç do të gjejë edhe bashkëkombasin e tij, Lindon Selahin. Mirëpo elita e futbollit të Holandës i hap dyert edhe një tjetër lojtari shqiptar.
Meritan Shabani ka lënë Ulverhemptonin për t’u huazuar në ekipin VVV Venlo. Këta të fundit do të kenë në dispozicion mesfushorin deri në fund të sezonit, megjithëse bashkëpunimi mund të zgjatet edhe përtej kësaj periudhe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/