Zyrtare/ Partizani aktiv në momentet e fundit të merkatos, prezanton ish-sulmuesin e Kukësit

Klubi i Partizanit ka mbetur aktiv edhe në momentet e fundit të kësaj merkatoje dimërore. Të kuqtë kanë prezantuar ditën e sotme 3 afrime të reja në skuadër, por duket se kanë vendosur të mos ndalen me kaq. Pa minuta më parë kryeqytetasit prezantojnë përmes faqes së tyre zyrtare një tjetër përforcim.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Kukësit, Marko Van Basen Çema, i cili rikthehet në skuadrën prej ku është formuar si lojtar. Futbollisti 23-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së Partizanit, ndërsa më pas karrierën e ka vijuar në ekipe si Kukësi, Dinamo dhe së fundmi Erzeni. Por duke parë konkurencën e madhe që ka në sulmin e skuadrës së Ilir Dajës, Çema do të jetë pjesë e Partizanit B./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online