“Nuk i kuptoj këta arbitra“, Rama ndërhyn në intervistën e Dajës për kartonin e kuq: Krymi është agresiv

Kryesfida e javës mes Partizanit dhe Vllaznisë nuk ka njohur fitues, teksa takimi është mbyllur me shifrat e barabarta 0-0. Të dyja skuadrat janë ndëshkuar me karton të kuq gjatë pjesës së dytë për një kontakt mes Krymit dhe Bitrit në zonë. Por në të njëjtin mendim me arbitrin Hamiti nu kështë drejtori sportiv i të kuqve. Rama ka ndërhyrë në intervistën e dhënë nga Ilir Daja për “Gol pas Goli” në “Supersport”, duke shprehur pakënaqësinë për këtë vendim të gjyqtarit.

“E pashë edhe gjatë ndeshjes, edhe këtu. Bitri vë duart në kokë që të mbrohet. Ma tha dhe vetë lojtari që nuk donte të goditej. Nuk e kuptoj çfarë bëjnë këta arbitra kështu. Krymi është agresiv dhe Bitri është pasiv”, ka thënë Olsi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *