Vedat Muriqi është “zgjuar” te Lacio! Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, ndaj të njëjtit kundërshtar, Atalanta. Këtë herë lacialët arritën që të fitojnë në shifrat 1-3 në Serie A dhe Muriqi është aktivizuar në minutën e 80 të takimit.
Pas vetëm 60 sekondash do të dërgonte topin në rrjetë, por më shumë sesa sulmuesi shqiptar ishte merita e Peireiras që e nxori më portën e boshatisur. Megjithatë bëhet fjalë për golin e parë të Muriqit në Serinë A dhe kjo datë do të mbahet mend gjatë për të.
Në momentin që do të zyrtarizohej te Lacio, mediat italiane do ta krahasonin me Zlatan Ibrahimoviç, për vetë fizikun e ngjashëm. Tashmë mund të thuhet se “Zlatan Muriqi” po jep reagimet e para pozitive. /Sport Ekspres/