Mirel Josa ka debutuar me një fitore në thellë në transfertën ndaj Skënderbeut gjatë ditës së sotme. Kukësi ka fituar në shifrat 0-4 në ndeshjen që e ka pasur në kontroll përgjatë 90 minutave. Goli i parë erdhi nga Ibrahimi në minutën e 4, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë do të ishte Limaj që dyfishoi shifrat.
Për të shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes mendoi Leiria, falë golit që erdhi nga një aksion model. Ndërkohë Limaj realizoi dopietën personale në minutën e 63 duke vendosur fitoren në shifrat 0-4. Në krahun tjetër Kastrioti fitoi ndaj Bylisit në shifrat 1-0 për t’i lënë ballshiotët në vendin e parafundit të renditjes. Goli në fluturim nga ana e Dacit ishte një perlë më vete që pritet të jetë kryevepra e kësaj jave në Superiore. /Sport Ekspres/
Skënderbeu-Kukësi 0-4 Ibrahimi 5’, Limaj 8′, 64′, Leiria 31′
Kastrioti-Bylis 1-0 Daci 51′