Një histori e vjetër që rikthehet në jehonë. Disa kohë më parë Ilda Bejleri do të largohej nga “Supersport”, atje ku ka pasur edhe përplasje në distancë me Dritan Shakohoxhën sa i përket arsyes së largimit.
Megjithatë në orët e fundit është faqja e njohur në rrjetet sociale, “Brryli Broadway” që raporton largimin e Dritan Shakohoxhës nga “Supersport”. Mbi këtë njoftim ka ardhur edhe reagimi i Bejlerit, teksa pasi poston disa simbole që tregojnë fytyrën e qeshur pyet: “Po drejtorin kush e hoqi?”.
Deri në këto momente nuk ekziston ende një njoftim zyrtar mbi një lëvizje të tillë. /Sport Ekspres/