Gentian Selmani befason me transferimin e ri, mbyllet marrëveshja dhe largohet nga Menemespori

Gentian Selmani ka befasuar tërësisht me lëvizjen e re që ka bërë në karrierën e tij. Portieri shqiptar është larguar nga Menemspori, në vendin ku shkëlqeu për një periudhë të gjatë në ligën e parë turke. Kur të gjithë prisnin kalimin e tij në elitën e futbollit të Turqisë, me interesimin e madh të disa prej ekipeve, vjen një lëvizje e papritur.

Tashmë është mbyllur marrëveshja me Boluspor, ndërsa Selmani do të vazhdojë që të jetë pjesë e ligës së parë. Kontrata është firmosur për dy sezone e gjysmë, atje ku i vetmi përfitim është aspekti financiar, pasi Boluspori dhe Menemespori ndajnë respektivisht vendin e 13 dhe 14 në ligën e parë turke. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *