Armando Sadiku ka zbritur në Bolivi, atje ku do të nisë edhe aventurën e re në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar bëri një zgjedhje tërësisht të papritur duke shkuar në tokën “e panjohur” për futbollistët kuqezinjë, pas aventurës së dështuar te Erzurumspori.
Në ditën e djeshme Sadiku ka zbritur në qytetin Tarija, duke takuar fillimisht drejtuesit e klubit dhe duke iu bashkuar skuadrën në hotel për t’i njohur më nga afër. Duke nisur nga dita e sotme futbollisti do të jetë gati nën urdhërat e trajnerit për t’u stërvitur, ndërsa ndeshja e parë miqësore do të zhvillohet në ditën e enjte kundër Tomayopo. /Sport Ekspres/
#Fichajes@LaRazon_Bolivia
El delantero albanés Armando Sadiku llegó a Tarija, donde dirigentes y cuerpo técnico de @Bolivar_Oficial lo recibieron. (@Bolivar_Oficial). pic.twitter.com/q49vbZAE2Z— Marcas (@Marcas_LaRazon) January 27, 2021