VIDEO/ Spektakli i Mentor Mazrekajt, shihni sesi i hipnotizoi lojtarët e Tiranës me lëvizjet

Disa kohë më parë Mentor Mazrekaj ka shpërndarë njoftimin në rrjetet sociale se e kishte mbyllur me futbollin e luajtur, për të varur këpucët në gozhdë. Imazhi që do të linte si lojtar nuk ishte aspak i mirë, pasi të gjithë ishin të ndërgjegjshëm se Mazrekaj zotëron cilësi të jashtëzakonshme, por sjellja e tij jashtë fushës së blertë nuk kishte asnjë pikë takimi me profesionalizmin.

Kjo e kushtëzoi këtë futbollist që të mos bënte karrierën e madhe, atë të merituarën. Megjithatë dëshira për të ndryshuar mendimin e njerëzve rreth tij e bëri që të mendohej sërish për të ndryshuar vendimin dhe për të mos e mbyllur karrierën.

E si përfundim kjo rezultoi si vendimi më i mirë që ka marrë Mazrekaj në karrierën e tij. Tashmë kemi mundësinë që të shijojmë spektaklin në Superiores, atje ku gola si në ditën e sotme kundër Tiranës, nuk mund të vijnë nga shumë lojtarë. Për më tepër Mazrekaj ka vazhduar spektaklin edhe mes driblimeve ndaj bardhebluve, për t’i hipnotizuar me lëvizjet e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online