UEFA ka krijuar një sondazh për golin më të bukur të realizuar nga jashtë zone për kompeticionin që lamë pas në Ligën e Kombeve. E në treshen më të mirë përfshihet edhe ai i ardhur nga e majta e Sokol Cikalleshit. Bëhet fjalë për të parën rrjetë të tundur në Ligën e Kombeve për kuqezinjtë, që erdhi në atë fitore 0-2 në ndeshjen hapëse me Bjellorusinë.
Goli i sulmuesit kavajas bën jehonë në UEFA, ndërsa ka marrë më pas edhe shpërndarjen e FSHF-së. Qeveria e futbollit shqiptar ka postuar në faqen zyrtare këtë realizim të mrekullueshëm të Cikalleshit, që ishte një element thelbësor për kuqezinjtë në suksesin e ekipit kombëtar, që u rendit i pari në grup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/