Etrit Berisha është rikthyer në nivelin që e meriton për të luajtur teksa përballë tij ishte ekipi i Serisë A, Sasuolo. Një fitore e arritur nga gardiani shqiptar teksa me fanellën e SPAL arritën që të kalonin në turin tjetër të Kupës së Italisë pas fitores 0-2, atje ku do të gjejnë përballë tyre Juventusin.
Paraqitja e portierit kuqezi ishte e nivelit të lartë duke marrë komente pozitive edhe nga mediat italiane. “Tuttomercatoëeb” e ka vlerësuar me notën 6.5 duke theksuar sigurinë e madhe dhe njëkohësisht bllokimin që i ka bërë Sasuolos për të dalë te goli. “Një ndërhyrje shumë e rëndësishme në pjesën e parë për të mbajtur në lojë ekipin e tij, teksa i tha “JO” Raspadorit. Më pas ka përsëritur veten në pjesën e dytë duke mbajtur portën e “kyçur” për Sasuolon, për të dalë i paprekur dhe për të fituar qartësisht duelet me sulmuesit kundërshtar”, shkruhet në vlerësimin e medias italiane. /Sport Ekspres/