Ndeshja mes Sampdorias dhe Interit ka nisur me shumë punë për gjyqtarët pasi janë akorduar tre penallti për vetëm 23 minuta. Mundësinë e parë e kishte Interi për të kaluar në avantazh teksa në minutën e 13, Alexis Sanchez gjendej i vetëm përballë portierit dhe me vetëm 11 metra distancë.
Por futbollisti i zikaltërve do të gabonte, ndërsa gjuajtja e menjëhershme e Ashley Young do të përfundonte në traversë. Në minutën e 18 do të akordohej penaltlia për Sampdorian pasi Lautaro Martinez ka prekur topin me dorë. Megjithatë VAR do të ndërhynte për të treguar se prekja ishte jashtë zonës, duke rikthyer vendimin.
Nuk kanë kaluar më tepër sesa 5 minuta dhe Sampdoria do të gjente rrugën e rrjetës, sërish me një 11-metërsh të fituar në minutën e 22, atje ku Antonio Candreva i ka treguar Sanchez sesi tundet rrjeta. /Sport Ekspres/
Alexis Sanchez penalty miss and Ashley Young hitting the crossbar from the rebound pic.twitter.com/1n3e5MKrIc
— InterVids (@VidsInter) January 6, 2021
Y para más remate, el exInter Antonio Candreva marcó el 1-0 DE PENAL (23’), luego de una mano totalmente infantil de Barella ???? #SampdoriaInter @ESPNChile pic.twitter.com/KvqSn5cZ3E
— Pato Figueroa (@patopeIoteros) January 6, 2021