Disa ditë më parë ishte e sigurtë se Zlatan Ibrahimoviç do të mungonte ndaj Juventusit. Sipas informacioneve të ardhura nga brenda Milanit, sulmuesi suedez do të kthehej në datën 10 janar për të veshur sërish fanellën e kuqezinjëve.
Por kur bëhet fjalë për “Zotin”, nuk ka kurrë rregulla të përcaktuara. Suedezi është duke u stërvitur në çdo ditë në mënyrë intensive dhe po bën gjithçka vetëm për të qenë në fushë të mërkurën ndaj Juventusit.
Tashmë dyshimet kanë nisur edhe te stafi i Milanit për të provuar aktivizimin e Ibrahimoviç ndaj bardhezinjëve. Në luftë me kohën dhe të pamundurën, por në ndeshjen kartolinë të Serisë A mund të shohim spektaklin e vërtetë në duelin Ronaldo-Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/