Teksa të gjithë mendonin se Pep Guardiola do të dëshironte me patjetër Lionel Mesin tek Mançester Siti, trajneri spanjoll ka habitur me deklaratën e tij. Në një intervistë për median spanjolle, “Diario”, tekniku i “qytetarëve” u shpreh se transferimi që ai ëndërron është pikërisht lojtari i Realit të Madridit, Eden Hazard.
“Ai nuk është thjesht një lojtar i klasit të lartë. Është në një nivel më lartë. Nga ajo që të gjithë kemi parë në Premier Ligë, është një lojtar i klasit botëror. Tek një skuadër duhet përshtatje. Kjo është normale dhe për mua ai mbetet një transferim ëndrrash që do kisha dëshirë ta realizoja edhe më herët”- u shpreh Guardiola.
Trajneri spanjoll i referohet kohës kur Hazard shprehu hapur largimin nga Celsi në finale e fituar në Europa Ligë, përballë Arsenalit. Edhe pse kontatet mes klubit dhe lojtarit ishin të shumta, sulmuesi nga Belgjika vendosi të transferohej tek Reali i Madridit, ku po kalon një formë mjaft të dobët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/