Mbyllet sondazhi për personazhin sportiv të vitit 2020, ja se kush është përcaktuar si fitues

Viti 2020 mbyllet me ditën e sotme dhe shumëkush e cilëson si vitin që duhej të fshihej, për të kaluar menjëherë në faqen tjetër të kalendarit. Bota është tronditur shumë herë përgjatë kësaj kohe dhe nuk ka qenë asnjëherë e qetë, duke kulmuar me izolimin total në të gjithë globin që nuk kishte ndodhur më parë.

Por edhe bota e futbollit shkon paralelisht me atë të jetës së zakonshme, pasi kampionatet thuajse në të gjitha shtetet u mbyllën dhe “dryni” do të vendosej për një kohë të gjatë. Figura të njohura nga bota e sportit do të ndërronin jetë, së bashku me të mirin e të gjitha kohërave, Diego Armando Maradonën.

Mes një morie kujtimesh të këqija që janë rrënjosur thellë në kujtesën tonë, ka edhe disa fragmente të bukura që mund t’i shkëpusim nga ky vit. Arritjet e bëra nga ana e personazheve sportiv shqiptar na kanë shtyrë për të hapur edhe një sondazh se cili prej tyre është më i preferuari për lexuesit e “Sport Ekspres”.

Në bazë të votimeve që kanë ardhur që nga data 17 dhjetor, dy kandidatura më të preferuara mes tetë prej të cilëve ishin përzgjedhur nga “Sport Ekspres”, mbanin emrat e lojtarëve të Kombëtares: “Myrto Uzuni dhe Berat Gjimshiti”.

Por personazhi i vitit me më tepër vota të marra ka rezultuar futbollisti nga Uznova, Myrto Uzuni. E gjitha kjo shkon në bazë të një logjike, përtej arritjeve të mëdha të këtij lojtari që kulmoi me golin në stadiumin e Juventusit.

Vetë historia e Uzunit është një motivim më vete ku shumë njerëz gjejnë shembullin për të përfytyruar edhe të ardhmen e tyre, si në ëndrrat më të bukura. Sepse në Shqipëri e themi gjithmonë: “Askush nuk ia ka dalë nga pika zero, të gjithë shtyhen nga “krahët e fuqishëm”. Por rasti i Uzunit tregon krejtësisht të kundërtën nga bota e sportit, se mund t’ia dilet edhe nga pika zero për të mbërritur i vetëm në majën më të lartë. Në këtë mënyrë do të dëshironim që të uronim Myrto Uzunin si personazhin e vitit 2020 dhe sigurisht: “Kartolina më e bukur të jetë për vitin e ardhshëm”. /Sport Ekspres/

Personazhi sportiv më i mirë për vitin 2020! Ky është sondazhi nga “Sport Ekspres” dhe votimet përfundojnë në 31…

Posted by Sport Ekspres on E enjte, 17 Dhjetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online