LIVE, Kukësi-Teuta 0-2, E. Vila 65′, Bregu 69′ , L. Vila 90’+1′
Kukësi nuk ka arritur të kthehet në rrugën e fitoreve as me largimin e Gegës. Emërimi i Hallaçit në krye të pankinës nuk jep efekt që në ndeshjen e parë, teksa verilindorët janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Teuta. Pas një fillim sezoni me oshilacione dhe larg pritshmërive, skuadra durrsake ka kapur më në fund ritmin dhe e mbyll në mënyrën më të mirë vitin 2020.
Kukësi mund të gjente avantazhin gjatë pjesës së parë, por rrëzimi i Ezesë në zonë ishte një aktrim i nigerianit në sytë e arbitrit kryesor dhe jo një penallti. Ndërkohë Teuta gjeti rrugën e rrjetës në fraksionin e dytë të lojës, kur brenda vetëm 4 minutave e dërgon dy herë topin pas shpinës së Tafës.
Fillimisht ishte një supergol i ardhur nga këmba e Emiljano Vilës ai që hapi rrugën e golave, ndërsa në minutën e 69, Dejvi Bregu merr një krosim perfekt në zonë dhe me kokë dyfishon rezultatin. Por bregdetarët nuk ndalen me kaq dhe në minutën e parë të shtesës vulos fatin përfundimtar të takimit, teksa Lorenco Vila finalizon me gol një aksion model të skuadrës së tij. Teuta rrëmben kështu vendin e dytë në renditje dhe “kërcënon“ Vllazninë kryesuese, që deri në këtë moment ka të grumbulluara 6 pikë më tepër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kukësi: Tafa, Demiri, Horiç, Dragoshi, Lulaj, Kotobelli, Taipi, Limaj, Ibrahimi, Leiria, Eze
Teuta: Frashëri, Kuros, Arapi, Hoxha, Todorosvski, Aleksi, Avdyli, Iran Junior, Vila, Krasnqi