VIDEO/ E rrallë! Merr telefonin në fushë dhe kërkon të bëjë moviolën, arbitri i jep të kuq kapitenit

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në futbollin turk, aty ku kapiteni i Sivasporit, Hakan Arslan është përjashtuar në fund të pjesës së parë, në ndeshjen përballë Beshiktashit. Lojtari nuk ishte dakort me një vendim të gjyqtarit, duke ngritur zërin ndaj tij dhe për këtë është ndëshkuar me karton të verdhë.

Edhe pse loja po vazhdonte duket se turku nuk e ka harruar këtë rast dhe në fund të pjesës së prë, ka bërë një veprim të denjë për ligat amatore. Arslan ka marë celularin e tij dhe ka kërkuar të bëjë moviolën duke i treguar momentin që arbitri ka akorduar një gol të parregullt, pasi topi e kishte kaluar vijën anësore. Edhe pse duket se kapiteni kishte të drejtë, arbitri nuk e ka toleruar dyshimin në fjalën e tij dhe këtë veprim, duke e ndëshkuar me kartonin e kuq./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *