“Munishin e shkarkuan njerëzit e Skënderbeut”, Toverlani tregon arsyen e shkarkimit

Ismet Munishi do të largohej nga Ballkani në mënyrë të papritur. Presidenti Kabashi i kishte premtuar besim “të përjetshëm” trajnerit që e solli Ballkanin deri në pikën e luftimit për titullin kampion, një llogari që më herët as që mendohej te ky ekip.

Këtë skuadër e ka marrë së fundmi Bledi Shkëmbi dhe trajneri Toverlani ka treguar për “Duelin Sportiv” arsyen e shkarkimit të Munishit. Sipas Toverlanit, presioni për të shkarkuar Munishin erdhi nga njerëzit e Skënderbeut që janë afër presidentit Kabashit, më saktësisht Haris Fakiç.

“Munishin nuk e ka shkarkuar kryetari Arsim Kabashi nga posti i trajnerit, atë e kanë larguar me presionin e njerëzve që kanë ardhur nga Skënderbeu i Korçës.

Unë supozoj se nuk ka qenë vendim i ‘Cimës’, por ka pasur sygjerime. Mos harroni se nuk është lehtë që të shpallesh kampion në çdo kampionat, por edhe në Kosovë. Ismeti ka qenë ai që e ka sjellur Ballkanin deri në këtë pikë”, ka thënë Toverlani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *