“Nuk kishte ku të shkonte më mirë”, trajneri i Arsenalit provon shijen e fitores pas shumë kohësh

Arsenali fiton derbin e kryeqytetit ndaj Çelsit me rezultatin 3-1 duke larguar kështu “mallkimin” prej 8 ndeshjesh në Premier Ligë. Trajneri Mikel Arteta ishte në prag të shkarkimit, por duket se kjo fitore do ta shpëtojë të paktën pët vitin 2020 spanjollin.

Gjithashtu kjo ndeshje nxori në pah dhe cilësitë e padiskutueshme të lojtarit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili shënoi dhe një gol nga goditja e dënimit. Në prononcimin për mediat, trajneri Mikel Arteta kishte vetëm fjalë pozitive për skuadrën dhe gjithashtu vazhdoi të mbështeste tezën e tij se Arsenali ka luajtur mirë por nuk ka patur fat.

“Rezultati është gjëja më e domosdoshme, sepse ne e donim me patjetër këtë fitore. Ne kemi qënë të pafat dhe të nervozuar me rezultatet, por jo dhe aq shumë me performancën sepse kemi luajtur mirë. “Boxing Day”, derbi i fituar, nuk kishte ku të shkonte më mirë se kaq”- u shpreh i lumtur Arteta./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *