Përkrahë emrave si Ronaldo e Levandovski, ish-sulmuesi i Kukësit në 10 golashënuesit më të mirë në botë

Sulmuesi i Ballkanit Mirlind Daku, i cili më parë ka luajtur edhe me Kukësin në Superligë është futur në toplistën e 10 lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola për vitin 2020. Faqja e njohur “Kickoff.com” ka vendosur në vendin e 9-të 22 vjeçarin, ku në këtë listë janë dhe emra të klasit botëror si Levandosvki, Ronaldo dhe Imobile.

Mirlind Daku ka shënuar 25 gola në 23 ndeshje me një mesatare prej 1 gol për ndeshje, e cila është një shifër mjaft e shkëlqyeshme. Vendin e parë në këtë klasifikim e mban 5 herë fituesi i Topit të Artë, Kristiano Ronaldo me 33 gola, i ndjekur nga Levandovski me 32 gola. Më poshtë keni dhe listën e 10 lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola për vitin 2020./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

10-Ahmal Pellegrino, 25 gola (Kristansund, Norvegji)

9-Mirlind Daku, 25 gola (Ballkani, Kosovë)

8-Rauno Sappien, 26 gola (Floria Tallin, Estoni)

7-Ramiro Rocca, 26 gola (Municipal, Guatamala)

6-Ciro Immobile, 27 gola (Lazio, Itali)

5-Kasper Junker, 27 gola (Bodo-Glimt, Norvegji)

4-Michael Olunga, 28 gola (Kashiwa, Japoni)

3-Marcel Hernandez, 30 gola (Cartagines, Costa Rica)

2-Robert Lewandowski, 32 gola (Bayern, Gjermani)

1-Cristiano Ronaldo, 33 gola (Juventus, Itali)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *