Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do të luhet dhe rrëzohet kështu vendimi për fitoren në tavolinë të bardhezinjve. Një çështje kjo që zgjati prej disa muajsh dhe ende ngjall reagime në Itali. Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos për shkak të 2 rasteve me Covid, të cilat bënë që autoritetet lokale të Kampanjës të ndalonin udhëtimin e klubit të kaltër.
Megjithatë në një situatë të ngashme ka qenë edhe Parma, që pavarësisht rasteve me të prekur nga pandemia udhëtoi drejt Udines për të luajtur ndeshjen. I pyetur nga gazetarët nëse do të shkonte sërish për ta zhvilluar atë takim tani që mësoi lajmin se Juve-Napoli do të riluhet, drejtori sportin i Parmës shprhet me bindje të plotë pozitivisht. Marcelo Karli thekson se do të hynte në fushë edhe 10 herë nëse do të ishte nevoja, duke marrë parasysh edhe koston e humbjes për shkak të mungesave. Ai shton se nuk luhatet nga idetë e tij për disa pikë në renditje.
“Në mendje, a do të shkoja akoma në Udine? Gjatë gjithë jetës. Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer shkurtesat. Marr përgjegjësitë e mia dhe është e drejtë që ndonjëherë paguaj por kurrë nuk do të marr shkurtore. Në atë moment ishim të bindur për Parmën, por sidomos për futbollin, se duhej të jepnim një sinjal të fortë, se duhej të luanim kundër të gjithëve dhe para të gjithëve për ta dërguar kampionatin në deri në fund. Nuk e di pse Napoli nuk e nisi dhe nuk jam i interesuar ta di, ata duhet të kenë pasur arsyet e tyre. Nëse do ta luanim edhe dhjetë herë, edhe me koston e humbjes, unë gjithmonë do ta bëja skuadrën të shkonte. Unë nuk i mohoj idetë e mia për një pikë në renditje”, është shprehur drejtori sportiv i Parmës, Marcelo Karli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/