“Kjo skuadër nuk është kurrkund”/ Tifozi i Arsenalit me kërkesën e veçantë: I kam thënë djalit, bëhu me Çelsin

Kohët e fundit është shumë e vështirë të jesh tifoz i Arsenalit, pasi “topçinjtë” janë duke kaluar një periudhë mjaft delikate në kampionat. Skuadra e Mikel Artetës është duke humbur ndeshje pas ndeshje dhe kjo ka irrituar shumë mbështetësit e zjarrtë, të cilët kërkojnë nga drejtuesit menjëherë një zgjidhje, në mënyrë që të rikthehen tek rezultatet pozitive sa më shpejt. Megjithatë disa të tjerë nuk besojnë tek asnjë ndryshim dhe njëri prej tyre shkon deri aty ku i sugjeron djalit të tij të mos bëhet tifoz i Arsenalit, por i Çelsit.

“E ndjek Arsenalin që nga 1987, por kjo skuadër dhe në 2020 nuk është kurrkund. Fëmijët nuk e kanë si model për të ardhmen. I kam thënë djalit që të jetë tifoz me Çelsin. Ai është vetëm 4 vjeç dhe një ditë i bleva një dhuratë të Arsenalit dhe ai më pyeti “Kur do të shkojmë në stadium”, ndërsa unë ia ktheva që asnjëherë pasi ai nuk duhet të jetë tifoz i kësaj skuadre.”- u shpreh tifozi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *