Fanella e fundit e Lorik Canës, Mesit dhe koshi i basketbollit! Edi Rama tregon zyrën e tij (VIDEO)

Edi Rama vjen me një rrëfim në emionin “Opinion”, që është duke u transmetuar në “TV Klan”. Kryeministri i Shqipërisë tregon zyrën e tij për kamerat dhe në të nuk mungon as fryma e sportit. Fanella, top basketbolli dhe një kosh basketbolli janë elemente që gjenden në ambinetin e tij të punës.

Ndër fanellat që ruhen si një dhuratë e bukur për Ramën nuk mungojnë ato të emrave të mëdhenj të futbollit. Një e tillë është ajo e argjentinasit Leo Mesi me një dedikim të personalizuar. Gjithashtu pjesë e koleksionit është edhe fanella e Bufonit dhe ajo e kapitenit legjendar të Kombëtares shqiptare. Është pikërisht e fundit që Lorik Cana ka mbajtur veshur me kuqezinjtë në ndeshjen kudnër Rumanisë në Euro 2016./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *