Intervistat/ “Është një pasqyrë, ta pranojmë realitetin“, Dede pranon zërat e merkatos: Jemi në negociata me…

Dita e sotme shënon edhe nisjen e fazës së dytë të Kategorisë Superiore. Kukësi-Tirana ishte sfida më e rëndësishme e ditës së sotme, e cila ka përfunduar me shifrat 0-0. Rrjetat kanë mbetur të paprekura përgjatë gjithë minutave, ndërsa në pjesën e dytë arbitri anulon një gol të shënuar nga sulmuesi Eze. Pas përfundimit të takimit kanë folur për Supersport edhe protagonistët e ndeshjes.

Dede (Tirana): “Po të shtynim pak më shumë mund të godisnim kundërshtarin. Ka pak diferenca. Ndoshta skuadrat janë shumë të forta në mbrojtje. Është një skuadër e re. Janë 2 apo 3 emra. Është e vërtetë që nuk krijojmë dot shumë përpara. Por jam i kënaqur me punën e akademisë. Ferhan Hasani? E di që janë në negociata. Kemi edhe probleme që presim, Celhaka, Kale. Është një pasqyrë dhe duhet të pranojmë realitetin.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *