Zyrtare/ Kosova mbetet pa “Babën e futbollit”, në skenë del emri i  ish-trajnerit të Teutës

Ballkani ka ndarë rrugët me trajnerin e tij, Ismet Munishin. Kosova mbetet pa “Babën e futbollit“, teksa trajneri karizmatik tashmë nuk do të jetë më në krye të detyrës. Vetë Munishi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku ka njoftuar largimin e tij nga stoli i skuadrës nga Suhareka, si dhe falenderon të gjithë stafin dhe tifozët për kohën e kaluar te Ballkani.

Ndërkohë në pistë ka dalë emri i Bledi Shkëmbit. Ish-trajneri i Teutës ka konfirmuar për “Koha.net“ faktin se është kontaktuar nga zyrtarë të suharekasve, megjithëse nuk ka pasur asgjë konkrete deri më tani.

“Në mos gaboj jam kontaktuar dje nga një zyrtar i Ballkanit, por vetëm më ka pyetur nëse jam i lirë apo jo dhe asgjë konkrete. Me kënaqësi do të kthehesha të punoj në Kosovë, sepse kam kaluar një vit të mirë me Lirinë dhe në futbollin kosovar në përgjithësi”, ka thënë Bledi Shkëmbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *