Rafael Leao shkruajti një rekord historik në Seria A, si lojtari që ka shënuar golin më të shpejtë, për vetëm 6.2 sekonda. Rekordi mbahej nga Paolo Poggi, ish sulmuesi i Piacenza, i cili nuk ka nguruar ta komentojë këtë gol, duke u shprehur se është i mjaft i lumtur që rekordi i tij u thye nga një lojtar me teknikë si Rafael Leao, por edhe vlerësoi Calhanoglu si lojtar mjaft inteligjent.
“Jam i lumtur që më mundi, më pëlqen shumë: kur ndizet është mbresëlënës. Deri më tani ai ka shprehur vetëm një pjesë të potencialit të tij të madh.
Si përgatiten gola si ky? Zakonisht ata janë instinkt i pastër, por ai dhe Calhanoglu u nisën fort dhe shënuan. Dhe me atë cilësi që Rafa ka… A e patë kontrollin e topit nga Leao?”
Ndoshta Rafael Leao i shkatërroi të vetem arsye për tu mbajtur mend në histori, por një aksion magjik i krijuar nga lojtarët e Milani në vetëm 6.2 sekonda, nuk mund të bësh gjë tjetër përveçse ta adhurosh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/