Agjenti shqiptar kërkoi të blinte klubin serb, acarohet kryebashkiaku: Nuk lejojmë Ramadanin të vendosi fatin tonë

Një lajm i bujshëm mbërrin nga Serbia, ku përflitet se Fali Ramadani është në bisedime për të marrë në proësinë e tij klubin serb, Macva. Menaxheri i mirënjohur është një nga më të mirët në botë në fushën e tij, ndërsa tashmë synon të zgjerojë edhe më shumë ndikimin e tij në futboll, duke qenë vetë në krye të një klubi.

“SportKlub” bën me dije se 57-vjeçari ka nisur negociatat, duke shfrytëzuar edhe momentin e vështirë në të cilin Macva gjendet. Presidenti i këtyre të fundit ka dhënë dorëheqjen dhe kjo është një mundësi e mirë për të hedhur këtë hap. Por vete klubi ka përgënjeshtruar një lajm të tillë, megjithëse jep pëlqimin për idenë e Ramadanit në krye të Macva-s.

Mirëpo në një mendim krejt të kundërt është kryebashkiaku i Sabac, Aleksandar Pajic, i cili mohon kategorikisht zërat për blerjen e klubit të qytetit të tij nga menaxheri i mirënjohur shqiptar. Sipas tij, qyteti i Sabac nuk do të lejojë që agjentë me reputacion të dyshimtë të marrin në dorë fatin e klubit.

“Çdo gjë e deklaruar është absolutisht e pasaktë. Përfaqësuesit e qytetit Sabac as nuk drejtojnë dhe as nuk zhvillojnë negociata me Fali Ramadanin, as bashkëpunëtorët e tij. Klubi Sabac, me një traditë, do të mbështetet fuqimisht nga qyteti, biznesmenët e këtij qyteti ose të gjithë njerëzit e Sabac të cilët janë të lidhur emocionalisht me të dhe nuk do të lejojnë menaxherë të kompromentuar me një reputacion të dyshimtë të vendosin për fatin e tij. Zbulimi i dezinformatave të tilla dëmton qytetin e Sabac dhe Republikën e Serbisë”, thekson Aleksandar Paji?, raporton “SportKlub”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *