Futbolli është nëj garë e vërtetë, por në fund të fundit është respekti ai që mbizotëron mbi të gjitha. Një rast mjaft fantastik na vjen Kosova, aty ku lojtarët e ekipit të Dritës kanë bërë një gjest për tu përshëndetur. Pas përfundimit të takimit mes Prishtinës dhe Dritës, futbollistët e kësaj të fundit kanë pastruar dhomën e zhveshjes, pa qenë nevoja e personelit të pastrimit.
Një gjest i tillë ka marë një jehonë në mediat e Kosovës, të cilat kanë vlerësuar gjestin e lojtarëve të Dritës, të cilët edhe pse ndoshta të mërzitur me barazimin 1-1 me Prishtinën, nuk u ndikuan negativisht. Shpresojmë që edhe skuadra të tjera ta përsërisin këtë gjest, për të lënë një shembull mjaft të mirë në arenën ndërkombëtare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/