Çfarë po ndodh me Manchester City-n e Pep Guadiolës? “Qytetarët” kanë bërë një tjetër hap të gabuar në këtë kampionat duke mos shkuar më tepër sesa barazimi 1-1 kundër ËBA në shtëpi. Trajneri i Manchester City-t është i ndërgjegjshëm se në këto takime nuk duhet të lihen pikët pasi aktualisht numërohen 20 të tilla në 12 ndeshje.
Të gjithë presionin e mbartur Guardiola e ka shfaqur edhe në minutat e fundit. Teksa gjyqtari i katërt po bëhej gati për të nxjerrë minutat shtesë, Pep nuk po e lejonte pasi e kuptoi se bëhej fjalë për katër minuta shtesë. Madje në një moment duke përdorur edhe forcën fizike, duke kërkuar më tepër kohë pas ndalesave të lojës. Por gjyqtari nuk ka ndryshuar asgjë nga reagimi i Guardiolës duke akorduar 4 minutat e shtesë dhe Manchester City nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1, për të mos shënuar në minutat e shtesës. /Sport Ekspres/
Para quem dizia que nunca pressionava os árbitros e que o problema era todo do #sergioconceicao até nem está nada mal. pic.twitter.com/Cqu2T64xSj
— Manuel Vilaça (@Manuel_Vilaca) December 15, 2020