Pasioni mbetet vetëm brenda fushe, surprizon Ronaldo: Më mirë shikoj UFC ose boks se sa një ndeshje futbolli

Kristiano Ronaldo po vazhdon të shkruajë historinë e futbollit dhe është kthyer në një model që shumë të rinj duan ta ndjekin për të realizuar ëndrrën e tyre për tu bërë futbollistë. Portugezi ka luftuar fort për të qenë në majë dhe puna e palodhur është i gjithë çelësi i suksesit për të. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, në një intervistë me boksierin Golovkin, shprehet se gjithnjë ka menduar se ka lindur për t’u bërë një fubollist. Por pavarësisht pasionit të madh për futbollin, kur merr në dorë telekomandën e televizorit Ronaldo zgjedh tjetër sport.

“Boksi? Të luaj futboll është pasioni im, por më pas shikoj sporte të tjera në televizion. Midis një ndeshje futbolli ose një ndeshje boksi ose UFC, unë zgjedh opsionin e dytë. Nuk mendoj se mund të kisha qenë boksier, është e vështirë. Mendoj se kam lindur të jem një futbollist profesionist, mendova se e kisha atë dhuratë që në fillim dhe thashë me vete do ta shfrytëzoj këtë mundësi me duart e mia. Boksi është më i vështirë sepse kur garon je vetëm. Ju punoni në palestër, keni ekipin tuaj, por më pas ata nuk shkojnë në ring me ju. Në rastin tonë është ndryshe sepse stërvitemi së bashku, qeshim, është një lloj tjetër sakrifice”, ka thënë Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *