VIDEO/ Tund rrjetën që në minutën e 3-të, sulmuesi shqiptar protagonist me dopietë në Turqi

Jetmir Topalli ka shpërthyer ditën e sotme në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist me dy golat e tij, ku ka ndihmuar skuadrën të marrë një fitore të thellë me shifrat 5-0. Yeni Malatyaspor u përball me Hekimoglu Trabzon në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Turqisë. I pari që tundi rrjetën ishte pikërisht Topalli, i cili që në minutën e 3-të të takimit kalon të tijët në avantazh.

Ndërkohë në të 39-n minutë ishte sërish po ai që i dërgoi shifrat në 2-0. Më pas ishin Yavru, Akdeniz dhe Emeksiz ata që shënuan emrin e tyre në listën e golashënuesëve. Një moment i mirë ky në karrierën e sulmuesit shqiptar, që në merkaton e kaluar la ekipin e Ballkanit për t’ju bashkuar kampionatit turk, ku kërkon të bëjë edhe më shumë emër dhe të synojë në ligat më të larta të futbollit europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *