I dha fitoren skuadrës së tij, mesfushori shqiptar përfshihet në 11 më të mirët e Bundesligës

Elvis Rexhbecaj ishte vendimtar fundjavën që shkoi, teksa goli i tij siguroi fitoren e Këlnit në ndeshjen e kundër Majncit. Mesfushori shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 55 të takimit, duke shënuar kështu golin e vetëm të atij takimi. Gjithashtu 23-vjeçari ka bërë një paraqitje të mirë në fushën e lojës, që nuk ka shkuar pa u vënë re.

Përmes kanaleve të saj zyrtare Bundesliga ka publikuar formacionin e javës së 11. Në më të mirët e elitës së futbollit gjerman këtë herë gjendet edhe një emër shqiptar, pikërisht ai i Elvis Rexhbecajt. Kjo është hera e parë për të që e gjen veten në fomacionin e javës në Bundesligë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *