Nga Klaudio Ndreca
Një dëmtim që e la gjatë jashtë fushës së blertë, por Meritan Shabani është rikthyer për të kërkuar jehonën e dikurshme. Atëherë kur luante me të rinjtë e Bajernit cilësohej si një nga talentet më premtues te akademia e gjigandëve bavarez.
Gjithashtu edhe në trojet shqiptare ishte një nga lojtarët më të përfolur, ndërsa në disa raste qarkullonte lajmi se ishte më pranë Shqipërisë e në të tjera se ishte afër Kosovës. Megjithatë kjo zgjedhje nuk është bërë ende pasi lojtari kërkon të marrë drejtimin në aspektin profesional dhe të ketë vazhdimësi në ekipin ku luan, për të vendosur më pas edhe për Kombëtaren.
Aktualisht Shabani është duke dhënë kontributin e tij tek të rinjtë e Wolves, me moshën U-23, duke pasur edhe vëmendjen nga ekipi i parë. Në ditën e sotme ka ardhur fitorja në shifrat 2-4 ndaj West Brom, atje ku Shabani ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist. Në këtë mënyrë mesfushori kërkon që të lërë gjurmë me të rinjtë dhe të ftohet sërish tek ekipi i parë i Wolvesit për të luajtur në “Premier League”. /Sport Ekspres/
A brilliant team goal finished off by Meritan Shabani.#WBAWOL #PL2
? https://t.co/aSVhWTdM9u pic.twitter.com/DjYbd7lbXh
— Wolves Academy (@WolvesAcademy) December 14, 2020
Theo Corbeanu’s first and Wolves’ third.#WBAWOL #PL2
? https://t.co/aSVhWTdM9u pic.twitter.com/U6lpXKHB4v
— Wolves Academy (@WolvesAcademy) December 14, 2020