Interi i Conte-s di të fitojë vetëm me përmbysje, ndërsa “viktima” e radhës ishte Cagliari ku ia dolën në shifrat 1-3. Një transfertë e cila u cilësua si e lehtë në letër, por nuk rezultoi e tillë. Pavarësisht dominimit të zikaltërve në pjesën e parë, Lukaku dhe shokët e tij të skuadrës do të shpërdoronin shumë përpara portës, me portierin e Cagliarit që ishte protagonist për të mbajtur portën e paprekur.
E atëherë kur nuk pritej ishte Sottil që do të befasonte Handanoviç për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh. Një goditje e madhe edhe në aspektin psikologjik për zikaltërit pasi nuk arritën që të zhbllokonin shifrat kur ishte në pjesën më të madhe të kohës në portën e Cagliarit. Ndërkohë kundërshtari arriti që të realizonte me rastin e parë që u krijua përpara Handanoviç.
Përmbysja do të vinte kur ndeshja po i drejtohej fundit dhe për këtë mendon Barrela. Ky i fundit po kërkonte gjatë gjithë ndeshjes që të shënonte një gol spektakolar dhe misioni u krye me sukses vetëm në minutën e 77. Një goditje e menjëhershme me topin në ajër që shkon mrekullisht në cepin e portës.
Kaq mjaftonte për të ndezur Interin dhe për të kthyer baraspeshën. D’Ambrosio do të realizonte me kokë në minutën e 84, ndërsa kishte vetëm pak sekonda që kishte hyrë në fushën e lojës. E ndërsa gjithë kundërshtari ishte përpara për të kërkuar golin e barazimit, në kundërsulmin e Interit ishte Lukaku që shmangu portierin e Cagliarit që kishte dalë në mesfushë dhe si të ishte në “video-lojëra”, duke u tallur për t’u futur me gjithë top në rrjetën kundërshtare. /Sport Ekspres/
Che goal di #Barella ?#CagliariInter #SerieA pic.twitter.com/UEZ7XVCQQt
— Hounnomefigo? (@FuscoRocco) December 13, 2020
Lukaku is so fast pic.twitter.com/M5T204Awvl
— ????? ? (@akeSZN) December 13, 2020