Në sezonin e shkuar, sa herë që Lacio dështonte në një përballje ku pritej rezultati pozitiv, Inzagi kishte gjithmonë një mënyrë për të justifikuar shifrat që ofronte takimi: “Thomas Strakosha nuk ka bërë një pritje të vetme”.
Pra më tepër sesa për të fajësuar portierin, kështu theksohej fati i kundërshtarit që me shumë pak mundësi arrin që të shënojë në portën e kryeqytetasve, ndërsa këta të fundit shpërdorojnë së tepërmi.
E përsëritur në mbi pesë ndeshje gjatë sezonit të fundit, shpeshherë do të përdoreshin edhe sarkazmat e shumta nga tifozët e Lacios për Inzagin, se është një kasetë e regjistruar dhe të gjithë i dinë fjalët që do të shprehi në intervistat pas dështimeve.
Kjo ka ndodhur edhe në mbrëmjen e djeshme, atje ku Inzagi ka folur pas humbjes në shifrat 1-2 kundër Veronës: “Pepe Reina nuk ka bërë asnjë pritje të vetme. Ne kemi shënuar dy gola dhe ky është rezultati. Jemi shumë të dëshpëruar, por ka ndikuar edhe lodhja. Kalendari është i ngjeshur dhe duhet që të bëhemi gati për në mesjavë tani”, u shpreh Inzagi. /Sport Ekspres/