Ditën e hënë hidhet shorti për fazën e 1/16-ve të Champions League dhe sigurisht që skuadrat kanë nisur të kenë preferencat e tyre. I pyetur në lidhje me kundërshtarët që do të donte të kishte përballë, trajneri i Lajpcig habit me përgjigjen, duke kërkuar Realin e Madridit ose Juventusin si rival. Mirëpo edhe më e çuditshme është arsyeja përse dëshiron ti ketë përballë. Nagelsman është shprehur në konferencë për shtyp se pëlqen himnet e këtyre dy skuadrave dhe madje edhe mund t’i këndonte në rast se shorti do i rezervonte si rival.
“Sa për rivalët, përpara ndeshjeve dëgjoj gjithmonë himnin e ekipit kundërshtar. Tani jam duke dëgjuar të Verderit. Gjithashtu më pëlqejnë ato të Real Madidit dhe Juventusit. Kanë hime të bukura. Prandaj do më pëlqentë nje prej tyre, le të presim shortin dhe të shohim. Mund t’i këndoj ato, ndoshta jo me një spanjishte apo italiane perfekte”, ka thënë Julian Nagelsman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/