Nëse në krahun e Polonisë dhe Anglisë e shohin Shqipërinë me shumë nënvlerësim, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Hungarinë. Menjëherë pas hedhjes së shortit, trajneri i hungarezëve, Marko Rosi, u shpreh se Shqipëria ishte kundërshtari më i fortë në vazon e katërt dhe se nuk ka shumë fat në llotari.
Në një tjetër intervistë të gjatë që ka dhënë për mediat vendase, mes të tjerash Rosi ka folur edhe për situatën e grupit. “Ne nuk do të vlerësojmë vetëm Anglinë dhe Poloninë, por edhe ekipet e tjera të grupit. Besojmë se do të japim më të mirën tonë, se do të luajmë si një ekip dhe do të luftojmë nga minuta e parë te e fundit. Sigurisht që Anglia është në kategori tjetër.
Ata kanë shumë potencial dhe po i vijnë shumë talente, nuk besoj se do të presim gjatë që Anglia të fitojë një nga turnet më prestigjioz. E mendoj në këtë mënyrë, do të zhvillohet një luftë e madhe për vendin e dytë. Mes kujt? Sigurisht që mes Polonisë, Hungarisë dhe Shqipërinë”, përfundoi Marko Rosi. /Sport Ekspres/