Një rast i pa preçedentë ka ndodhur në ndeshjen PSG-Instabul Bashakshehir, ku arbitri ka përdorur fjalë rraciste ndaj Pierre Ëebo, asistentit të trajnerit të Bashakshehir. Ishte pikërisht Demba Ba, i cili menjëherë ka ndërprerë lojën në shenjë proteste dhe u mbështet nga të dyja skuadrat, duke bërë që ndeshja të shtyhej më vonë.
Ky lajm ka bërë mjaft bujë në Turqi, teksa vetë presidenti Rexhep Erdogan i ka bërë UEFA-s thirrje në “Tëitter” që të ndërmarrë menjëherë masa ndaj këtij rasti të papranueshëm. “Përfaqësuesia jonë dënon me forcë thirrjet raciste të bëra kundër Pierre Ëebo, një prej stafit teknik të Ba?ak?ehir, dhe unë besoj se masat e duhur do të ndërmerren nga UEFA. Ne përkrahim pa kushte luftën kundër racizmit”- u shpreh Erdogan. /Sport Ekspres/