Bruno Telushi mori një aventurë të re në karrierëj duke vazhduar për të mbrojtur fanellën e Neftchi Baku. Në këtë mënyrë la disa sezone të suksesshme nga Superiorja, ndërsa mesfushori ka qenë i pranishëm në emisionin “Ora Sport” ku ka folur për të kaluarën dhe të tashmen e tij.
Teksa flitet për derbin e zhvilluar mes Tiranës dhe Partizanit, Telushi nuk ngurron që të bëj krahasimin e kryeqytetasve me organikën aktuale dhe të kohës së dikurshme. “Padyshim, jo për t’i bërë qefin vetes, por me ne ishte më i fortë”. Gjithashtu mesfushori ka krahasuar elitën e kampionatit në Azerbajxhan dhe Superioren, atje ku diferencat nisin dhe përfundojnë te pagesat.
“Me Partizanin fitova gjithçka dhe kam kaluar kohë të mira aty. Megjithatë për kampionatin them se Kukësi ka ekip më të fortë dhe do të luftojë deri në fund për titullin. Derbi? Jo për t’i bërë qefin vetes, por Partizani me ne ka qenë më i fortë. Gjithsesi Partizani ishte më mirë se Tirana në këtë derbi. Broja mund të më zëvendësojë dhe të bëj rolin tim.
Mendoj se Partizani po bënë mirë me këta lojtarë që ka, skema po i përshtatet mirë. E kam nisur shumë mirë këtu në Azerbajxhan dhe niveli i kampionatit është më i lartë se në Shqipëri. Neftchi është shumë më lartë se të gjitha ekipet e Superiores. Niveli është duke rënë në futbollin shqiptar, ndoshta Korona dhe dënimi i Skënderbeut që i ka bërë dëm. Shumë më e madhe që merr një lojtar këtu është 500 mijë dollarë në vit”, u shpreh Telushi. /Sport Ekspres/