Vojvoda është shëruar plotësisht nga COVID-19. Mbrojtësi shqiptar që luan me përfaqësuesen e Kosovës ishte në listën e të grumbulluarëve të Torinos në derbin ndaj Juventusit, e cila përfundoi me fitoren e bardhezinjve me shifrat 2-1. Përshkak të mungesës së stërvitjes, trajneri Giampaolo ka preferuar ta kursejë mbrojtësin 25 vjeçar për ndeshjen e ardhshme.
Vojvoda kaloi një periudhë të gjatë i infektuar me COVID-19, teksa doli pozitiv në tre teste të bëra. Fatmirësisht tani lojtari është shëruar totalisht nga virusi pandemik dhe do të rinisë aty ku e la me skuadrën torineze. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/