Në ditën e sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë. Sa i përket grupit A janë Korabi dhe Dinamo që po tregojnë formën fantastike dhe kanë hedhur kandidaturën e tyre për t’u ngjitur në Superiore, të paktën duke parë formën në fillimin e sezonit. Megjithatë në vendin e tretë me 10 pikë renditet edhe Burreli për të paralajmëruar një garë të fortë.
Këtë herë Dinamo ka arritur që të fitojë lehtësisht kundër Vorës në shifrat 3-0, ndërsa Korabi mori tre pikë në një ndeshje të vështirë kundër Besëlidhjes, falë golave që erdhën nga Lala dhe i përhershmi Skuka. Ndërkohë në grupin B ka ardhur edhe fitorja e parë e Flamurtarit në Kategorinë e Parë, duke u zgjuar në triumfin 3-0 kundër Tomorit. Pa përmendur nuk mund të lihet edhe fitorja tenistike e Pogradecit në shifrat 5-0 kundër Elbasanit. /Sport Ekspres/
Kategoria e Parë, grupi A
Korabi-Besëlidhja 2-0 Lala 33’. Skuka 85′
Erzeni-Partizani B 0-1 Bërdufi 16’
Dinamo-Vora 3-0 Lopez Da Silva 15’, Mashi 38’, Almeida 60′
Oriku-Veleçiku 1-0 Caushaj 24’
Kategoria e Parë, grupi B
Pogradeci-Elbasani 5-0 Balla 23’, Drago 34’, Lickollari 73′, Manellari 92′, Topllari 94′
Flamurtari-Tomori 3-0 Diamanti 28’, 65;, Ribaj 80′
Turbina-Egnatia 0-0