VIDEO/ Talenti shqiptar 17-vjeçar që “çmendi” Turqinë, gol fantastik dhe vjen shqiponja në debutim

Nga Klaudio Ndreca

Talentet shqiptarë vazhdojnë që të shpërthejnë në Europë dhe situata duket shumë premtuese për të ardhmen. Një yll i ri po lind në Turqi dhe këtë herë bëhet fjalë për Berat Kalkan. Ky i fundit ka marrë vëmendje të madhe në të gjitha mediat, pasi realizoi një kryevepër. Sulmuesi 17-vjeçar ka qenë pjesë e të rinjve të Kasimpasas, ndërsa në ndeshjen e fundit të Kupës kundër Erzincaspor, trajneri zgjodhi që ta aktivizonte vetëm gjashtë minuta nga mbyllja e takimit.

Menjëherë Berati do të linte gjurmën e tij me një konkretizim fantastik nga distanca duke treguar se e njeh portën kundërshtare. Ky ishte debutimi me ekipin e parë të Kasimpasas dhe vetëm gjashtë minuta për të gjetur kryeveprën. Festimi do të ishte me shqiponjë dhe Kalkan zgjodhi që të shkonte te stoli i Kasimpasas. Futbollisti 17-vjeçar është me origjinë shqiptare nga Tetova, ndërsa ka lindur në Turqi. Më herët ka zgjedhur që të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në grupmoshat, por ky festim mund të jetë edhe një shenjë e bukur që vjen si mesazh për të përfaqësuar Kombëtaren kuqezi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *