E bujshme/ UEFA krijoi një tjetër turne pas “Europa League”, finalja pritet të zhvillohet në “Air Albania”

Një kompeticion i tretë në Europë ka marrë jetë duke ardhur menjëherë pas “Champions League” dhe “Europa League”. UEFA i ka vendosur edhe emrin këtij krijimi të ri duke e quajtur “UEFA Europa Conference League”. Bëhet fjalë për një kompeticion që do të vijë menjëherë pas “Europa League” me rëndësi, ndërsa ndeshjet do të zhvillohet në ditën e enjte, vetëm se do të luhen pasdite dhe jo në të njëjtin orar me ndeshjet e turneut tjetër.

E cili është qëllimi i këtij turneu? “Përfaqësimi i më shumë ekipeve dhe më shumë vëndeve në futbollin europian”, do të shprehej Ceferin. Por në fakt ky kompeticion nuk do të ndryshojë shumë nga “Europa League” pasi kjo e fundit pritet që të marrë një shkurtim të madh, për të pakësuar më tepër grupet e saj. Në këtë mënyrë shumë nga ekipet që do të shkonin në një vit normal në këtë turne, do të zbresin te kompeticioni i ri “Europa Conference League”.

Ndërkohë lajmi i bujshëm jepet nga gazetari i “Associated Press”, Graham Dunbar, i cili shkruan se finalja e parë e këtij kompeticioni të ri pritet që të zhvillohet në “Air Albania”. Vendimi pritet që të jepet në javën e ardhshme, për të sjellë në Tiranë një finale europiane. “UEFA Europa Conference League” ishte projektuar për të nisur në këtë vit, por për shkakun e pandemisë pritet që të fillojë në 2022. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *