Royston Drenthe është një nga prodhimet e shumta të shkollës holandeze, që pas formimit dhe debutimit me gjigantët e Feyenoord, arrin të transferohet në një nga klubet më të mëdha të botës, Reali i Madridit. Megjithatë përgjatë karrierës së tij ka provuar edhe fanella të skuadrave inferior, duke provuar një aventurë të re në Rusi.
Por duekt se ekserienca në atë vend nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë, teksa së fundmi ka treguar se si ka firmosur falë këmbënguljes së drejtuesve për skuadrën nga Vladikavkazi. Qyteti nuk ishte aspak i duhuri për të jetuar sipas tij, ndërsa çudia qendronte te alkooli, pasi vodka ishte pjesë e pandashme e jetës, madje edhe në autobusin e ekipit.
“Drejtuesit madje erdhën në dyqanin tim të rrobave, por pasi kisha vënë kile u thashë ta linim këtë temë, sepse nuk më dukej rasti. Por ata u kthyen pesë herë të tjera dhe në fund unë përfundova duke nënshkruar një kontratë për klubin Vladikavkaz. Nuk është një qytet ideal. Edhe nëse keni shumë para, nuk mund të jetoni të qetë atje. Kemi pirë shumë vodka dhe madje në autobusin e klubit ajo nuk mungonte kurrë. Kjo është Rusia”, ka thënë Drenthe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/