Armando Sadiku nuk ka arritur që të shënojë ende golin e parë në Turqi. Sulmuesi shqiptar kishte mundësinë më të mirë për të shënuar në ditën e sotme, atje ku Erzurumspori kishte përballë Ankara Demirspor të Ligës së Dytë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Turqisë dhe koha e rregullt u mbyll në shifrat 2-2.
Armando Sadiku e nisi si titullar këtë takim, por nuk ka arritur që të tund rrjetën e kundërshtareve. Në minutën e 100 do të vinte edhe zëvendësimi i tij nga ana e trajnerit, ndërsa Eruzurmspori arriti që të kualifikohej më tej pasi fitoi në shifrat 3-2. Sulmuesi i Kombëtares ka ardhur pas ndëshkimit me kartonin e kuq, ndërsa nuk ka bindur ende tifozët e ekipit mbi aftësitë që zotëron që pas nënshkrimit me skuadrën e elitës turke. /Sport Ekspres/