Kanë përfunduar edhe dy takimet e fundit të javës së 4-t të Kategorisë Superiore. Kukësi ka marrë fitoren e parë përballë Laçit, ku vendosi ai gol i ibraimit, i cili tund për herë të parë rrjetën me fanellën e verilindorëve. Ndërkohë në Durrës nuk ka pasur fitues. Vllaznia ka barazuar me shifrat 0-0 kundër Teutës pas 3 fitoreve rresht në kampionat. Pas përfundimit të takimeve, vetë protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për “Supersport”.
Brdariç (Vllaznia): “E konsideroj një fitore këtë ndeshje. Tani jemi duke fluturuar, por duhet të jemi të përkulur. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Pritshmëritë për Vllazninë janë shtuar, por duhet të jemi të qetë dhe të heshtur. Të punojmë për objektivat tona. Sot ishte një luftë. Nuk ishte një lojë që më pëlqen ta luaj. Sot rëndësi kishte të luftonim se sa bukuria e lojës. Ne jemi një ekip. Punojmë të gjithë bashkë. Nuk jemi të ndarë”./Halit Dellibashi-Sport Ekspres/